Joao Felix dopietë, fluturon Atletico Madrid

Pas dopietës së shënuar ndaj Salsburg në Champions League, sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix bën të njëjtën gjë dhe në La Liga kundër Osasunës, duke udhëhequr skuadrën e tij drejt suksesit të radhës. Atletiko Madrid ka marrë një fitore 3-1 në fushën e Osasuna dhe portugezi ishte protagonist absolute me dy golat e shënuar(njëri me 11-metërsh), pa harruar dhe një 11-metërsh të humbur prej tij në minutën e 48-të. Goli i tretë për Atletico Madrid u shënua nga Torreira, ndërsa për vendasit goli i vetëm u shënua nga Budimir.
Me këtë fitore, Atletico është ngjitur në kuotën e 14 pikëve, vendi i tretë në kampionat, por ka një ndeshje më pak. Osasuna, në 7 ndeshje të luajtura, ka grumbulluar 10 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




