Johnson: Porta jonë është e hapur, por negociatat postBrexit të vështira

Kryeministri britanik, Boris Johnson i gjykoi të vështira negociatat postBrexit me Bashkimin Europian dhe deklaroi se priste lëshime nga Brukseli.
“Porta jonë është e hapur dhe ne do të vazhdojmë të diskutojmë”, deklaroi Johnson për televizionet britanike gjatë një vizite në Bolton, në veri të Anglisë.
“Më duhet të them se situata duket e vështirë, ka një boshllëk që duhet të plotësohet. Ne kemi bërë shumë dhe shpresojmë që miqtë tanë në BE (…) do të vijnë në tryezë me diçka”, shtoi ai, të paktën dy javë nga dalja e Britanisë së Madhe nga tregu unik europian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




