“Julian Alvarez është djali i Messit”, teoria absurde që qarkullon

Gosip | 4 vite më parë

Nga deliri në rrugë për të festuar fitimin e Botërorit të tretë, tek ai përmes rrjeteve sociale. Gëzimi i çmendur në Argjentinë është ende larg qetësimit.

Në këto orë festimesh, ka nisur të qarkullojë edhe një teori absurde sipas së cilës Julian Alvarez është “djali i Lionel Messit”. Një përdorues i Tik Tok (@esportpool), në fakt, ka filluar të ndajë prova në lidhje me faktin se Julian Alvarez është në të vërtetë “Mateo Messi, djali i dytë i Leo dhe Antonela Roccuzzo, dhe se qëllimi i tij ishte të ndihmonte babain e tij të fitonte Kupën e Botes”.

Gjithçka buron nga fotoja e famshme e bërë si djalë nga vetë Alvarez, i përqafuar nga idhulli i tij absolut, pikërisht “Pulce”. Të mendosh se Julian është, në realitet, Mateo Messi është diçka që të ngjall shumë më tepër se një të qeshur, por kjo jep figurën e ekzaltimit të pranishëm në Argjentinë këto ditë…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme