Juventusi “prenoton” Kessie, lëvizje konkrete për rikthimin e mesfushorit në Itali

Juventusi bën lëvizje konkrete për marrëveshjen me Franck Kessie, me qëllimin për ta pasur mesfushorin në skuadër në qershor. Përfaqësuesit e klubit bardhezi kanë takuar dje në selinë e tyre agjentin e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.
Kessie luan aktualisht për Al Ahli dhe mund të lërë Arabinë Saudite për t’u kthyer në Itali, pas eksperiencave që ka pasur më parë me Atalantën dhe Milanin. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Sport”.
Trajneri Luciano Spalletti duket se kërkon eksperiencë në mesfushë dhe Kessie do të ishte një opsion shumë i mirë për bardhezinjtë. Lojtari afrikan ka spikatur sidomos me fanellën e Milanit, duke qenë një nga pikat më të forta të tij disa sezone më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




