Kadilli: Protesta nuk është çështje numrash. Kërkesat mund t’i mbajnë edhe 1 vit njerëzit në shesh

Aktualitet | 4 muaj më parë

I ftuar në studion e emisionit “3 D nga Alban Dudushi” në RTSH, ish deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli, deklaroi se suksesi i një proteste nuk matet me numrin e pjesëmarrësve, por me vendosmërinë e tyre.

Sipas tij, edhe një grup i vogël protestuesish mund ta mbajë gjallë një protestë nëse mbetet i përkushtuar ndaj kërkesave të saj.

Ai shtoi se rënia e numrit të pjesëmarrësve mund të ndodhë për arsye praktike, si moti apo angazhimet personale, por nëse “zemra e protestës” mbetet e fortë dhe kërkesat ruhen me këmbëngulje, protesta mund të zgjasë edhe një vit.

“Mua nuk më shqetësojnë kurrë numrat nuk impresionohem unë jam marrë me organizimesh protestash 4-5 vjet dhe e di sa nxë ai shesh. Nuk nxë më shumë se 10 mijë veta. Nuk impresionohem as kur thonë 100-200 mijë në shesh as kur thonë 10 veta në shesh. Edhe në parti e kam pasur gjithmonë këtë debat, mos u merrni me numrat apo me dhunën, vendosmëria bën protestën. Aty dhe 5 veta po ngelen dhe janë të vendosur ajo protestë e mban ushqimin e të gjithë kësaj mbështetje. Nuk është numri. Numri mund të bjerë është vapë, kanë halle njerëzit, kanë agjenda private të përditshme ama nëse zemra e protestës vazhdon të jetë e njëjtë dhe e mban listën e kërkesave me vendosmëri mund ta mbajë dhe një vit”, u shpreh Kadilli.     

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme