Kajak në liqenin e Kukësit – Sportistë nga Kosova e Shqipëria promovojnë pasuritë ujore të Kukësit

Sociale | 2 vite më parë

Kësaj here zgjodhën liqenin e Kukësit për udhëtimin e fundjavës me kajak. Nga Prishtina, Tirana e Kukësi u bënë bashkë për të përshkuar një distancë rreth 45 kilometra drejt Fierzës. Aida dhe Elton Dhefta janë çifti bashkëshortor që kanë jetuar vite të tëra në Itali, aty ku edhe kanë mësuar dhe ushtruar sportin e kajakut.

 “Kemi marrë përsipër për të bërë këtë distancë rreth 42 km deri në Fierzë për të treguar të gjithë kalimin me kajak për të promovuar potencialin që ka liqeni i Kukësit”, u shpreh Elton Dhefta.

Thonë  se Kukësi ka potenciale ujore që mund të shfrytëzohen për turizmin përgjatë gjithë vijës liqenore.

 “Vet pamja me ato degëzimet që mund ti shfrytëzosh të gjitha dhe ti bësh itinerare nga më të ndryshmet është shumë i bukur”, u shpreh Aida Dhefta.

Aida thotë se pak vajza në Shqipëri e ushtrojnë këtë sport, ndaj gjithmonë synon të sensibilizojë e të ftojë edhe vajza të tjera për t’iu bashkuar këtij sporti.  Sipas saj, kajaku duhet të kthehet në sport masiv në të tilla vende ku natyra të ofron mundësi.

Kron dhe Klesti Balidema janë nga Prishtina. Merren prej tre vitesh me kajak dhe bashkë me të atin janë pjesë  e federatës kosovare të kajakut. Kanë qenë në shumë liqene e lumenj në Kosovë e Shqipëri. Alban Xhaferi prej vitesh merret me promovimin e resurseve turistike të zonës. Kajaku është kthyer në pasion për të.

“Kemi filluar të dalim me kajak prej 2021 dhe kemi qenë sportistët e parë të Kosovës që jemi marëe me kajak”, u shpreh Kroni Balidema.

Për grupin në fjalë, gjatë fundjavës nuk ishte vetëm liqeni i Kukësit, por edhe ai i Kallabakut, një tjetër destinacion që po kthehet në atraksion i rëndësishëm turistik në portën e Shtegut të Ngjyrave.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme