Kalaja: Do të kemi prezencë gjermane në Shqipëri për të parë nga afër zhvillimet

Aktualitet | 8 muaj më parë

Gazetari Aulon Kalaja ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se në Shqipëri do të ketë prezencë gjermane në Shqipëri për të parë nga afër zhvillimet.

Kalaja vuri në dukje se në Shqipëri ky është në moment krucial dhe ndaj sipas tij, janë shqetësuar edhe gjermanët.

“Unë mendoj se ky është momenti krucial që po shikohet. Edhe kriza me gjermanët nga kjo buron nga sjellja jonë në raport me zonjën Balluku, pra, të shumicës së Kuvendit se disa deputetë votuan kundër, 82 votuan pro. Unë mendoj që ky nuk është një problem i vogël, është një problem i madh që do të na penalizojë neve në rrugën e integrimit në BE.

Në rast se nuk zgjidhim këtë moment sigurisht që në Shqipëri do të ketë probleme. Edhe në atë që quhet politikë. Partia Demokratike po ndjek çështjen se si po sillet qeveria, prandaj ke protesta të tilla që po lihen një herë në javë një herë në 10 ditë. Faktikisht po e udhëheq Partia Socialiste”, u shpreh Kalaja.

Ai shtoi se gjermanët do të vijnë në Shqipëri për të parë nga afër zhvillimet politike.

“Unë mendoj që Rama është Balluku. Janë si vëllezërit siamezë dhe si ato enët komunikuese. Mendoj se këtu futen gjermanët.

Ajo që di unë që do të kemi prezencë të gjermanëve në Shqipëri. Ata do të vijnë në Shqipëri dhe nuk do të mbeten në nivel ambasadorësh për të parë nga afër zhvillimet”, tha më tej Kalaja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme