Kalaja e Gjirokastrës josh turistët, vizitorët e veçojnë për historinë dhe arkitekturën

Turistët vijnë nga vende të ndryshme të botes si Austia, Italia, Greqia, Gjermania etj dhe thonë se sapo mbërrijnë në Gjirokastër, objekti i parë që zgjedhin të vizitojnë është kalaja falë historisë që mbartë dhe arkitekturës së veçantë që ka.
“Ne jemi një grup prej 45 vetash, vijmë nga Greqia, do rrimë 3 ditë këtu. Kalaja është shumë e bukur po na pëlqen shumë. Do të përcjellim përshtypjet më të mira për të” .
“Jam nga Italia, kam 3 ditë në Shqipëri. Sot erdha në Gjirokastër, gjëja e parë që vizitova ishte kalaja , është mahnitëse shumë e bukur”
“Jemi një grup prej 50 vetash nga Gjermania, është hera e parë që vizitojmë Gjirokastrën , gjëja e parë që vizituam është kalaja dhe po mësojmë më shumë rreth historisë së saj kaq të veçantë . Kalaja tregon shumë për historinë e qytetit të Gjirokastrës”
Në Gjirokastër vizitorët janë tepër të interesuar dhe për zonat përreth, janë kryesisht fshatrat ata që joshin të huajt për shkak të natyrës së virgjër produkteve bio dhe kulinarisë së veçantë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




