Kampionati Kombëtar i Qitjes me Pjatel, në vendin e parë u rendit Alban Demerxhiu i ekipit të Kastriotit

Për të 12-in vit radhazi Federata Shqiptare e Qitjes ka zhvilluar Kampionatin Kombëtar të Qitjes me pjatel, një disiplinë kjo popullore e qitjes.
Këtë vit kjo veprimtari është zhvilluar në ambientet e Kompleksit Sportiv “Marenglen Laçi” në Pukë, për nder qitësit pukjan Dash Haxhia.
“Doja të falënderoja Perparimin dhe bashkinë e Pukës që gjithmonë na ka përkrahur”, u shpreh Stefan Rrufa, President i Federatës Shqiptare të Qitjes Sportive.
“Kjo është një disiplinë e re që ka hyrë në Federatën Shqiptare të Qitjes dhe është viti i 12 që ne e zhvillojmë këtë”, u shpreh Perparim Laci, Presidenti i Shoqatës shumë sporteshe “Tërbuni” .
Në këtë kampionat morën pjesë 25 qitës, të cilët kanë përfaqësuar klubet e Vllaznisë, Tërbunit, Tomorit, Besëlidhjes, Kastritotit dhe Teutës.
Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Qitjes, për organizimin model të kësaj veprimtarie ka pasur meritë klubi pritës i Tërbunit, ndërsa priten edhe veprimtari të tjera të mbahen së shpejti.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




