Kampioni olimpik pozitiv me koronavirus, karantinohet 5 ditë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Atleti kenian Conseslus Kipruto, kampioni olimpik në fuqi i garës së 3000 metrave me pengesa (medalje ari në Rio 2016), ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Për pasojë, ai do të mungojë në edicionin 2020 të Diamond League (Ligës së Diamanatit), që nis më 14 gusht në Monaco.

Lajmin e pozitivitetit e konfirmoi vetë atleti 25-vjeçar, që është edhe dy herë kampion bote në këtë distancë (medalje ari në botërorin 2017 dhe 2019). Kipruto, që ka si kohën më të mirë 8’02”, u shpreh se është në formë të mirë, ndaj ndjen keqardhje që do të mungojë në këtë event.

Objektivi i Kipruto këtë sezon ishte rekordi botëror i kësaj distance, 7’53”, por ky synim është shtyrë për momentin. “Për fat të keq kam dalë pozitiv me Covid-19 dhe nuk mund të jem pjesëmarrës në Diamond League. Nuk kam asnjë simptomë dhe jam në formë të mirë fizike”, tha Kipruto, që ka nisur karantinën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme