Kampionia e Wimbledon “driblon” Rusinë

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Organizatorët e turneut të Wimbledon morën një vendim drastik disa kohë më parë për të mos lejuar tenistët rusë të merrnin pjesë në edicionin e këtij sezoni, por në fund, si për ironi ishte një ruse me pasaportë kazake që fitoi në finalen e femrave. Elena Rybakina e lindur në Moskë 23 vite më parë është kazake prej vetëm 4 vitesh ndërsa e gjithë famija e saj dhe rrethi i ngushtë shoqëror jeton në Rusi.

Falë pasaportës arriti të merrte pjesë në turneun e tretë madhor të sezonit duke e bërë disi ironike situatën edhe pse ajo është e qartë kur i bëjnë pyetje provokuese për çështje që lidhen me politikën. “Jam shumë e lumtur që gjithçka ka përunduar. Ishte ndeshja më e vështirë e karrierës time, jam shumë e tensionuar.  Jam kazake dhe shumë krenare”, theksoi ajo që më pas ishte e detyruar t’i përgjigjej pyetjes se si ndihej për atë që po bën vendi i saj i origjinës në Ukrainë.

 “Unë përfaqësoj Kazakistanin, vendin që më ka besuar dhe më ka dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për të qenë këtu. Kam ndjerë tifozët, kam parë flamujt. Nuk kam zgjedhur unë ku të lind. Të gjithë njerëzit në Kazakistan më kanë mbështetur dhe unë u jam shumë mirënjohëse”, theksoi kampionia e re e Wimbledon.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme