Kanali ujitës Podgorie – Sovjan, pastrohet e rehabilitohet kanali prej 15 km

Kanali ujitës nga Podgoria në Sovjan me gjatësi 15 km është duke u pastruar e rehabilituar përmes një investimi prej 37 milionë lekësh. Qëllimi është përmirësimi i rrjetit ujitës në një sipërfaqe prej 500 Ha tokë në fushën e Maliqit por edhe në Bashkinë e Pogradecit.
Në këtë investim është përfshirë përveç pastrimit e rehabilitimit në të gjithë gjatësinë e kanalit, edhe veprat e artit si tombino e ura, por edhe ndërtimi i prizave shpërndarëse të cilat mundësojnë kryerjen e ujitjes me kapacitetet e duhura dhe në kohën e duhur.
Investimi është parashikuar të përfundojë para sezonit të ujitjes të vitit 2025, në mënyrë që fermerët të kenë sasinë e nevojshme të ujit për të mbjellat e tyre.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




