Kancelari Merz fut ish-futbollisten e suksesshme në kabinet, Keßler do të jetë ministre Sporti dhe Vullnetarizmi

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka surprizuar sot me ndryshimin e bërë në kabinetin e tij pasi mësohet se shumë shpejt do të emërojë një ish-futbolliste në postin e Ministres së Shtetit të për Sportin dhe Vullnetarizmin.
Sipas “Handelsblatt” Nadine Keßler do të pasojë Christiane Schenderlein, e cila u spostua në Ministrinë Federale të Shëndetësisë.
38-vjeçarja është njëra prej sportisteve më të njohura në Gjermani pasi fitoi si lojtare Kupën e Europës në 2013-ën ndërsa tre vite më vonë mbylli karrierën për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi në gju. Detyra e re e Keßler ende nuk është zyrtarizuar pasi ajo në fillim duhet që të largohet nga UEFA ku shërben si drejtoreshë e Futbollit të Femrave. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




