Kanceri i gjirit, punonjësit e promocionit çdo ditë takime me vajza dhe gra gjirokastrite

Sociale | 2 vite më parë

Me fillimin e muajit tetor punonjëset e promocionit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër kanë nisur fushatën ndërgjegjësuese që synon parandalimin e kancerit të gjirit.

Ato i gjen çdo ditë në institucione të ndryshme duke biseduar me gratë dhe vajzat, duke i shpërndarë fletëpalosje me informacion, mbi këtë sëmundje e cila bëhet e shërueshme nëse diagnostikohet hershëm.

Dita e sotme i gjeti mes grave dhe vajzave që punojnë në bashki.

Për të menaxhuar fluksin e krijuar gjatë muajit tetor në shërbimin e mamografisë, këtë vit do të jenë vajzat e promocionit që do të lënë takimet në bazë të listës së të interesuarave.

Shërbimi i Mamografisë në spitalin rajonal “Omer Nishani” gjatë këtij muaji, funksionon me orar të zgjatur prej orës 9 deri në 19  me qëllim që të ofrojë kontrolle për të gjitha femrat që do të zgjedhin këtë periudhë për të kryer një kontroll të gjirit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme