Kanceri i gjirit shqetësim, mbi 20 raste të reja gjatë 2024, gratë e prekura apelojnë për kontrolle

Kancerit i gjirit vijon të mbetet shqetësim për gratë dhe vajzat në Lezhë. Mbi 20 raste të reja janë diagnostikuar me këtë sëmundje gjatë 2024, trend i cili mbetet thuajse i njëjtë përgjatë pesë viteve të fundit. Situata është prezantuar nga Shërbimi i Onkologjik në Spitalin Rajonal të Lezhë, ku sipas mjekes Bardha Gjoni moshat mbi 50 vjeçe janë shumë pak të interesuara për të kryer kontrolle periodike. Ndaj dhe ajo ka një apel për të gjitha gratë dhe vajzat lezhjane.
“Mosha mbi 50 vjeç është ajo moshë më e pa interesuar të bëj kontrollet periodike sepse nuk e kanë dhe informacionin e mjaftueshëm”, u shpreh Bardha Gjoni, onkologë në spitalin rajonal në Lezhë.
Gra të diagnostikuara apo dhe të dyshuara me kancer gjiri thonë se kontrollet është shpeshta janë një domosdoshmëri për kapjen në kohë dhe kurimin e kësaj sëmundje.
Përgjatë tetorit rozë në Lezhë po zhvillohen një sërë aktivitetesh sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, ndërsa mamografia është në dispozion për ekzaminime përgjatë gjashtë ditëve të javës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




