Kane kërkon rekordin e golave të Lewandowski-t, anglezi: Nuk është i pamundur!

Me transferimin e Harry Kane në Gjermani, Bayern-i i Mynihut është kthyer në një ekip edhe më i rrezikshëm në sulm. Në vetëm 34 ndeshje skuadra bavareze në Bundeligë këtë sezon ka shënuar plot 124 gola vetëm tre më pak se Torino 1947-1948 (shënuan 125 gola në 40 ndeshje) dhe një më shumë se Real Madrid 2011-2012 (shënuan 121 gola në 38 ndeshje) ndërsa një kontribut të madh në arritjen e këtsaj shifre ka dhënë edhe Harry Kane, i cili ka qenë autor i plot 36 golave.
32-vjeçari në intervistën më të fundit që ka dhënë për mediet gjermane ka paralajmëruar se kërkon që të thyej rekordin e vendosur nga Robert Lewandowski, i cili në sezonin 2020/21 shënoi plot 41 gola në Bundesliga.
“Ai është qëllimi im, të shënoj më shumë se 41 gola me Bayern-in në një sezon të vetëm të Bundesliga-s. Mendoj se ky rekord varet shumë edhe nga faktorë të tjerë siç janë forma fizike dhe dëmtimet. Unë do të mundohem që të ruaj formë të mirë fizike dhe të qëndroj larg dëmtimeve. Nëse ia dal të bëj këto dy gjera atëherë rekordi është një objektiv i prekshëm”, paralajmëroi 32-vjeçari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




