Kane udhëheq Bayernin, “tripletë” Augsburgut

Gjermani | 2 vite më parë

Bayern Munich shënon “tripletë” në ndeshjen e 11-të të Bundesligës. Në “Allianz Arena”, bavarezët mposhën Augsburgun me rezultatin 3-0. Pas një pjese të parë të komplikuar, skuadra e Kompany u zhbllokua në pjesën e dytë me një penallti të konvertuar nga Harry Kane i zakonshëm (63′).

Ish-sulmuesi i Tottenhamit e bën sërish, sërish nga njëmbëdhjetë metra, duke e mbyllur ndeshjen në minutën e 93-të. Dy minuta më vonë (95′) goli i tretë erdhi përsëri nga anglezi, i cili me një asistim të Goretzka-s, shënoi kështu tripletën e tij të tretë me fanellën e Bayernit (pas atyre që shënoi kundër Holstein Kiel dhe Shtutgartit), duke u ngjitur në kuotën e 14 golave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme