Kanosi dhe fyeu gazetarët gjatë protestës para Bashkisë Maliq, nën hetim 45-vjeçari

Një 45-vjeçar është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer disa gazetarë gjatë një proteste të zhvilluar para Bashkisë Maliq.
Autoritetet nisën procedimi penal ndaj 45-vjeçarit A. A., banues në fshatin Libonik, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Fyerja”.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së organizuar nga vetë 45-vjeçari, përpara Bashkisë Maliq. Ngjarja ndodhi në protestën kundër ”shkrirjes” së Bashkisë Maliq nga Reforma Territoriale, ndërsa organizatori A.A. sulmoi gazetarët që po raportonin në terren.
“Ditën e sotme, gjatë protestës së organizuar nga shtetasi A. A., përpara Bashkisë Maliq, ky shtetas kanosi dhe fyeu shtetasit Xh. Sh., A. B., I. R., S. Xh., Dh. Ç. dhe E. Xh., me profesion gazetarë, të cilët ishin të pranishëm në protestë në ushtrim të detyrës së tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




