Kapet i dyshuari për vrasjen e kushëririt në Klos, shkak dyshohet çështje pronësie

32-vjeçari Hazbi V. dyshohet se e goditi për vdekje tri herë me mjet prerës kushëririn e tij, 65-vjeçarin Selim Velsula, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e shkuar në Xibër të Klosit.
Policia e Tiranës tha të enjten se 32-vjeçari u arrestua në shtëpinë e të vëllait në zonën e Alliasit.
Policia e Dibrës saktësoi se 65-vjeçari u gjet pranë pronës së tij, në trupin e të cilit u konstatuan dëmtime në trup të shkaktuara me thikë.
Ka dyshime se autori dhe viktima janë konfliktuar fizikisht për motive që ende nuk dihen, por dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive pronësie.
Konflikti ka agravuar duke bërë që i riu të godasë me thikë të moshuarin, i cili pasi ka ecur për disa metra drejt shtëpisë së tij, ka rënë në tokë. Aty u gjet nga një banor i fshatit, i cili njoftoi policinë dhe familjarët.
Dyshohet se autori fill pas vrasjes telefonoi të motrën, e cila më pas njoftoi uniformat blu.
Policia ka sekuestruar thikën në cilësinë e provës materiale, ndërsa autori i dyshuar do të përballet me drejtësinë për dy vepra penale: “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




