Karakaçi pret kreun e Komunitetit të Transportit: Angazhim për detyrimet e anëtarësimit në BE

Politikë | 7 muaj më parë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi sot një takim me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek.

Biseda u përqendrua te angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe roli i saj si një aktor aktiv në strukturat rajonale të transportit.

Karakaçi bëri me dije se i rikonfirmoi Zakonjšek “angazhimin e plotë të Shqipërisë përsa i përket detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian”.

Ai theksoi se vendi është i përkushtuar për të avancuar reformat dhe për të përshpejtuar përafrimin e legjislacionit me standardet e BE-së.

Drejtori Zakonjšek vlerësoi rolin aktiv të Shqipërisë në Komitetin Drejtues Rajonal, ku këtë vit vendi mban presidencën. Ai e konsideroi këtë si një domosdoshmëri për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e prioriteteve strategjike në fushën e transportit.

Ministri Karakaçi nënvizoi se gjatë takimit u vlerësua progresi i bërë në përafrimin e legjislacionit dhe zhvillimin e infrastrukturës, por u theksua nevoja për të ecur me ritme më të shpejta në reformat e sektorit të transportit.

“Vlerësuam progresin e bërë, ndërsa theksuam nevojën për të ecur me ritme të shpejta përsa i përket reformave,” u shpreh ai.

 “Tiranë, mirëprita në një takim Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, të cilit i rikonfirmova angazhimin e plotë të Shqipërisë përsa i përket detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Drejtori Zakonjšek theksoi rolin aktiv të vendit në Komitetin Drejtues Rajonal, ku këtë vit Shqipëria mban presidencën, duke e konsideruar atë si një domosdoshmëri për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e prioriteteve strategjike. Vlerësuam progresin e bërë në përafrimin e legjislacionit dhe zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa theksuam nevojën për të ecur me ritme të shpejta përsa i përket reformave në sektorin e transportit.”- thuhet në reagimin e ministrit Karakaçi në rrjetet sociale.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme