Karamuço: Kush e porositi Gentian Bejtjan? Ekzekutimi i tij nga vrasës me pagesë

Aktualitet | 3 vite më parë

Vrasja e Gentian Bejtjas ka qenë në fokus të emisionit ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH. Ervin  Karamuço, ekspert i kriminalistikës, pyetjes se kush e porositi Gentian Bejtjan, iu përgjigj se ekzekutimi i tij është bërë nga vrasës me pagesë, nga frika se ai mund të kthehej në të penduar të drejtësisë.

“Bejtja ka një histori 15 vjecare kriminale, mbështetur në dyshime që nga vrasja e bankierit Artan Santo, si dhe një sërë vrasjesh në në Laç, Lezhë, Krujë dhe rrethinat e Tiranës. Dyshohej se kryente logjistikën për vrasjet e kryera. Dyshohet se ka pasur përçarje brenda grupeve kriminale gjë që solli një seri vrasjesh. Dyshohet se nga Shkodra, Lezha, Kurbini, Tirana ka qenë përfshirë d.p.d në vrasje ose ka siguruar mjetet e krimit. Nga zona ku është ai është pjesë e grupeve që merren me vrasje. Pa lejen e Fushë- Krujës nuk kalon droga në Shqipëri. Janë forcuar shumë. Janë organizatë e mirëfilltë kriminale. Organizata është përçarë dhe po vrasin njëri- tjetrin. Dyshonin se Bejtja mund të kthehej në bashkëpunëtorë të drejtësisë. Ai mori me vete mbi 25 vrasje të pazbardhura. Vrasja e tij nuk është zbardhur. Ka dalë makina që transportonte vrasësin madje me targa. Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Kanë kapur pronarin dhe një ndihmës, por nuk besoj se ata janë vrasësit. Ata që e kanë bërë janë vrasës me pagesë. Evis Martinaj s’ka lidhje fare.”, tha Karamuço.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme