Karnavalet ilire në Kosovë, u mbajtën në Prizren, erdhën origjinale pa ndikime të huaja

Të veshur me lëkura të përpunuara kafshësh, me maska në fytyrë dhe kambana në duar e veshje karakteristike. Këto ishin pjesë e “Karnavaleve Ilire”, organizuar për herë në Kosovë në qytetin e Prizrenit. Vendlindja e këtij festivali është fshati Bozovcë i komunës së Tetovës. Neshat Mehmedi nga shoqata“ Karnavalet Ilire” tha se karnavalet ilire janë një manifestim i vjetër I trashëgimisë kulturore që askush nuk e mban në mend se kur e kanë fillimin e që deri në vitin 1980 janë mbajtur në fshatrat e Malësisë së Maleve të Sharrit dhe Korabit.
Por ndryshe nga karnavalet që organizohen në Shqipëri, karnavalet ilire janë tipike origjinale pa ndikime të huaja.
Pjesë e performancës ishin edhe vajza të veshura si nuse. Karakteristikë e këtyre nuseve ishin fytyrat e tyre të lyera me të bardhë që sipas traditës simbolizojnë pastërtinë e gruas ilire.
Në “Karnavalet Ilire” morën pjesë një numër i madh i shqiptarëve nga Tetova, Malësia e Sharrit, Prizreni, Tirana dhe Korça. Karnavalet Ilire në Bozovcë të Tetovës organizohet zakonisht në muajin mars dhe ka një traditë shumë të vjetër përmes së cilës paralajmërohet ardhja e pranverës dhe largimi i dimrit ndërsa qëllimi është prezantimi i trashëgimisë dhe vlerave tona kulturore i cili paraqet lidhjen e ngushtë të shqiptarëve nga të gjitha trevat shqiptare.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




