Karnavalet në Gjirokastër, maskat e kostumet shumëngjyrëshe gjallërojnë qytetin
Maskat dhe kostumet shumëngjyrëshe kanë pushtuar sot pazarin karakteristik të Gjirokastrës. Kjo është atmosfera që ka përcjellë qyteti i gurtë, ku fëmijët e kopshteve, dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare u bënë pjesë e organizimit të karnavaleve.
Me veshjet e personazheve të tyre të preferuar të filmave vizatimorë dhe numrat artistikë të performuar nga vetë ata, i dhanë jetë qytetit në gurtë.
Është edicioni i gjashtë i karnavaleve që organizohet nga bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore, që do të përfundojë të shtunën në mbrëmje me djegien e dordolecit në sheshin “Çerçiz Topulli”.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




