Katar 2022, mbrëmje orientuese me 20,000 vullnetarët

Uncategorized | 4 vite më parë

20,000 vullnetarë do të jenë prezent për të ndihmuar në mbarëvajtjen e Botërorit Katar 2022, i cili do të zhvillohet nga 20 nëntori-18 dhjetor. Janë vullnetarë me 155 kombësi të ndryshme, duke përfshirë edhe 32 shtetet, skuadrat e të cilëve janë të kualifikuara për të luajtur finalet e këtij botërori. Organizatorët e botërorit të Katarit kanë organizuar një mbrëmje orientuese për vullnetarët, duke iu mundësuar të gjitha veprimet që do të kryejnë në një ditë gjatë veprimtarisë madhore të futbollit.

Mbrëmja orientuese u zhvillua në stadiumin Lusail, ku do të zhvillohet edhe ndeshja finale. Vullnetarët ishin veshur me uniformat vjollcë dhe të gjelbër, me të cilat do të vishen gjatë turneut. Organizatorët e botërorit të Katarit kanë marrë më shumë se 500,000 aplikime, të cilat u studiuan për 6 muaj për të zgjedhur këta 20 mijë vullnetarë, – tha Drejtori i Përgjithshëm i Katar 2022, Nasser Al-Khater.

Kjo mbrëmje ishte “një hap i rëndësishëm për stadiumin Lusail, për të testuar gjithashtu vetë objektin”, – shtoi Al-Khater. Ngjarja e radhës në rrugën drejt Kupës së parë të Botës në një vend arab është inaugurimi zyrtar i stadiumit Lusail, në veri të kryeqytetit Doha, më 9 shtator. Stadiumi me 80,000 vende do të presë një ndeshje midis klubeve kampione të Arabisë Saudite dhe Egjiptit, Al Hilal dhe Zamalek.

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme