Katastrofa ajrore e ‘Air India’, si trafiku i shpëtoi jetën 28-vjeçares. U vonua 10 minuta dhe humbi avionin

Botë | 1 vit më parë

Bhoomi Chauhan kujton se si u zemërua dhe u irritua për shkak të trafikut gjë që e bëri trë vonohej dhe humbiste fluturimin e saj në ‘Air India’ për në Londër Gatwick.

Ajo u vonua 10 minuta, por ajo vonesë i shpëtoi jetën.

Chauhan, studente e administrim-biznesit që jeton në Bristol me burrin e saj, kishte vizituar Indinë perëndimore me rastin e një feste.

Ajo do të kthehej për Britaninë e Madhe dhe 28-vjeçarja do të fluturonte me avionin ‘Air India’ që u rrëzua menjëherë pas ngritjes, duke vrarë 241 njerëz në bord dhe të tjerë pas përplasjes së tij me ndërtesat banimi.

Por pasi mbërriti në aeroport më pak se një orë para nisjes, stafi i linjës ajrore nuk e lejoi të hipte duke qenë se ishte me vonesë.

“Ne u zemëruam shumë me shoferin tonë dhe u larguam nga aeroporti të zhgënjyer. U larguam nga aeroporti dhe qëndruam në një vend për të pirë çaj dhe pas një kohe, para se të largoheshim… ne po bisedonim me agjentin e udhëtimit se si të marrim një rimbursim për biletën.

“Atje, mora një telefonatë që avioni ishte rrëzuar”, shprehet ajo.

Chauhan thotë se ajo mbërriti në aeroport në orën 12:20 të mëngjesit, 10 minuta me vonesë nga orari që kishte në biletë.

Ajo kishte udhëtuar nga Ankleshwar – 201 km në jug të Ahmedabad – para se të mbahej në trafikun e qendrës së qytetit të Ahmedabad.

Chauhan tha: se “kërkova nga stafi i linjës ajrore të më lejonte pasi isha vetëm 10 minuta ne vonesë. U thashë atyre se jam pasagjeri i fundit dhe u kërkova të më lejonin të hipja në aeroplan, por ata më refuzuan”

28-vjeçarja qëlloi me fati pasi fluturimi i avionit për Gatwick nuk zgjati as 30 sekonda nga ngritja e tij të enjten pasdite duke u rrëzuar dhe më pas goditi ndërtesat në një zonë të banuar dhe duke vrarë 241 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Të paktën tetë njerëz gjetën vdekjen si pasojë e përplasjes së avionit me ndërtesat ku ata po qëndronin.

Një pasagjer, me nënshtetësi britanike Vishwashkumar Ramesh, i mbijetoi përplasjes. Në bord ishin gjithashtu indianë, portugezë dhe kanadezë.

Midis 53 britanikëve që gjetën vdekjen ishte edhe një familje që jetonte në Gloucester, tre anëtarë të së njëjtës familje që jetonin në Londër, dhe një çift i martuar i cili drejtonte një qendër shpirtërore Wellness në kryeqytet.

Shërbimet dhe zyrtarët e urgjencës punuan deri vonë në mbrëmjen e së enjtes dhe të premten për të pastruar ato që kishte mbetur ndërsa ka nisur edhe një investigim mbi katastrofën ajrore të ‘Air India’.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme