Katastrofa e Valencias/ Pas triumfit të parë në “UFC”, sportisti

Pak javë më parë rrealizoi ëndrrën e tij duke marrë fitoren e parë në kafaz ndërsa tani është duke u përballur me një tjetër luftë, e cila duket e pamundur për tu fituar. Kjo është historia e Dani Bárez, i cili 28 shtatorin e kaluar mori fitoren e parë në disiplinën “UFC” pasi mundi Viktor Altamiranon në Paris.
Tani, një muaj e gjysmë më vonë, luftëtari nga Burjassot u bashkua në mënyrë anonime me mijëra vullnetarë (nga Valencia dhe të gjitha pjesët e Spanjës) që shkuan në zonat e prekura nga katastrofa natyrore për të ndihmuar ata që kishin më shumë nevojë.
“Faleminderit Dani Bárez që ndihmuat të pastroni rrugën në derën e shtëpisë sime”, postoi në Instagram Juan Manuel Gontor, trajner personal dhe instruktor yoga nga Valencia.
Vetëm nëpërmjet një postimi të tillë u bë e mundur që e gjithë Spanja të njihej me luftëtarin zemërmirë, i cili në një intervistë për të përditshmet spanjolle sportive tregon vuajtjet që ndesh gjatë kërkimeve: “E vërteta është se unë dhe familja ime për fat të mirë jemi mirë… por në këtë zonë ka ndodhur një katastrofë e madhe. Kam frikë se ende nuk kemi parë më të keqen”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




