Kategoria e Parë: 2 supersfida transmetohen në RTSH

Të shtunën do të luhen ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë. Dy nga përballjet më interesante të kësaj jave do të transmetohen për shikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Besa sfidon Vorën në një përballje direkte mes dy skuadrave që synojnë ngjitjen direkte në elitën e futbollit shqiptar. Kjo ndeshje do të transmetohet në RTSH Sport. Kryesuesit e Flamurtarit i pret një transfertë e vështirë përballë Kastriotit. Ky takim do të transmetohet në RTSH 2.
Në Peshkopi Korabi vendas do të masë forcat me Apoloninë, ndërsa Lushnja do të presë Kukësin në “Roza Haxhiu”. Pogradeci-Valbona dhe Burreli-Erzeni janë dy ndeshjet e tjera të Kategorisë së Parë. Të gjitha takimet e javës së 9-të do të luhen në orën 14:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




