Kategoria e Parë, Besa-Burreli dhe Luftëtari-Skënderbeu në RTSH

Kategoria e Parë | 8 muaj më parë

Java e 24-t e Kategorisë së Parë do të luhet në fundjavë, e ndarë në dy ditë. Të shtunën në orën 13:30 do të zhvillohen tre takime: Korabi – Kastrioti, Apolonia – Pogradeci dhe Lushnja –Laçi.

Të dielën e 1 marsit po në orën 13:30 do të luhen 3 sfidat e tjera. Iliria do të përballet me Kukësin, Besa do të ndeshet me Burrelin, ndërsa kryesuesit e Skënderbeut do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës për tu ndeshur me Luftëtarin vendas.

Ndeshjet Besa-Burreli dhe Luftëtari-Skënderbeu do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Java 24

Korabi – Kastrioti, 28.02.2026, 13:30, Peshkopi

Apolonia – Pogradeci, 28.02.2026, 13:30, Fier

Lushnja – KF Laçi, 28.02.2026, 13:30, Lushnje

Iliria – Kukësi, 01.03.2026, ora 13:30, Fushë Krujë

Besa – Burreli, 01.03.2026, 13:30, Luz/Kavajë

AF Luftëtari – Skënderbeu, 01.03.2026, 13:30, Gjirokastër


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme