Kategoria e Parë në RTSH/ Java 8 nis të mërkurën, mbyllet të enjten me Iliria–Flamurtari

Kategoria e Parë | 36 minuta më parë

Kategoria e Parë, që transmetohet në RTSH, do të zhvillojë këtë mesjavë ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit. Pesë takime do të luhen të mërkurën, më 28 tetor, ndërsa java do të mbyllet të enjten, më 29 tetor, me përballjen Iliria–Flamurtari.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:30. Java e 8-të luan të mërkurën përballjet Kukësi–Kastrioti, Korabi–Burreli, Bylis–Besa, Besëlidhja–Sopoti dhe Pogradeci–Oriku.

Të enjten, Iliria do të presë Flamurtarin, në ndeshjen që do të mbyllë këtë javë të Kategorisë së Parë. Në ekranin e RTSH do të vijnë ndeshjet Bylis-Besa dhe Iliria-Flamurtari.

Java e 8-të

Kukësi–Kastrioti, 28.10.2026, 13:30

Korabi–Burreli, 28.10.2026, 13:30

Bylis–Besa, 28.10.2026, 13:30

Besëlidhja–Sopoti, 28.10.2026, 13:30

Pogradeci–Oriku, 28.10.2026, 13:30

Iliria–Flamurtari, 29.10.2026, 13:30


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme