Kategoria e Parë/ Përballje delikate dhe interesante, java e 28-të e kampionatit luhet në fundjavë

Kategoria e Parë | 8 muaj më parë

Pas ndeshjeve të luajtura në mesjavë, kampionati i Kategorisë së Parë rikthehet sërish këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 28-të. Apolonia – Lushnja është sfida hapëse e kësaj jave, që do të luhet në Fier në ora 15:00.

5 takimet e tjera të kësaj jave do të zhvillohen të gjitha të dielën në ora 15:00. Pas fitores kundër Ilirisë, Pogradeci udhëton drejt Burrelit, në një përballje mjaft delikate ndaj vendasve. Një tjetër sfidë interesante do të luhet në Kavajë mes Besës dhe Skënderbeut, me të dyja ekipet që kërkojnë të marrin maksimumin e pikëve.

Nga ana tjetër, Iliria do të përballet me Laçin ndërsa Korabi pret Luftëtarin. Kukësi gjithashtu do të luajë në një transfertë të vështirë ndaj Kastriotit.

Java 28

Apolonia – Lushnja 21.03.2026 15:00 Stadiumi “Loni Papuçiu”

Kastrioti – Kukësi 22.03.2026 15:00 Stadiumi “Redi Maloku”

Burreli – Pogradeci 22.03.2026 15:00 Stadiumi “Liri Ballabani”

Iliria – KF Laçi 22.03.2026 15:00 Stadiumi “Redi Maloku”

Besa – Skënderbeu 22.03.2026 15:00 Stadiumi “Luz i vogël”

Korabi – AF Luftëtari 22.03.2026 15:00 Stadiumi “Korabi”

Ndeshjet Apolonia-Lushnja dhe Burreli-Pogradeci do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme