Katundi mes malesh, vëllimi me tregime nga Ramiz Gjini që sjell mesazhe universale

Kulturë | 1 vit më parë

“Katundi mes malesh” është libri më i ri i gazetarit Ramiz Gjini,  i promovuar në qendrën kombëtare të librit dhe leximit.

Ramiz Gjini është gazetar dhe tregimtar i njohur që jeton në SHBA. Ai është ndër zërat më të shquar të tregimit bashkëkohor shqiptar.

Tregimet të këtij vëllimi  vijnë të shkruar me një gjuhë të pasur, me një frazë të qartë shpesh e kursyer, por që përcjellin shumë ngarkesë emocionale dhe shumë kuptim.

“Tregimet e mia kanë tema të ndryshme dhe syri i një shkrimtari duhet të jetë një kamerë që duhet të futet përtej shikimit të zakonshëm”, u shpreh autori i librit, Ramiz Gjini .

Pesëmbëdhjetë tregimet e këtij vëllimi  sjellin prozën e shkurtër shqipe, me një frymë bashkëkohore dhe mesazhe universale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme