Kavajë/ Qarkullonte në automjet me pistoletë me vete, arrestohet 39-vjeçari

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës pasi qarkullonte me automjet me armë zjarri.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilën qarkullonte 39-vjeçari dhe pas kontrollit të imtësishëm kanë gjetur në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

“Kavajë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Draëer”.

Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri (pistoletë), e fshehur në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit, si dhe municion luftarak.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drawer”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 1, Kavajë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar për kontroll automjetin që dyshohej se drejtohej nga një shtetas i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e Policisë i gjetën të fshehura në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. B., 39 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim krimi”’, thuhet në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme