Këlcyra pëlqehet edhe për produktet vendase, jo vetëm për natyrën

Sociale | 2 vite më parë

Të huajt që zgjedhin të vizitojnë piken turistike të grykës së Këlcyrës nuk mund të largohen pa marrë më vete edhe produkte vendase. Flamur Manallari ka tre vite qenë tezgën e  improvizuar tregton pije të ndryshme të prodhuara në mënyrë artizanale, mjaltë, gliko, çaj, bimë medicinale dhe fruta të thata që pëlqehen nga vizitorët.

“Polakët kërkojnë rakinë e rrushit, më shumë preferojnë mjaltin”, u shpreh Flamur Manallari.

Ndihet mirë kur të huajt rikthehen dhe kërkojnë sërish produkte që vite më parë i kishin blerë në tezgën e tij.

Në Këlcyrë, turistët mund të gjejnë një gamë të pasur të produkteve që reflektojnë kulturën dhe traditat lokale. Këto produkte jo vetëm që janë të veçanta por gjithashtu mbështesin ekonominë lokale.

Gazetare Leonida Koçiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme