“Kequshqyerja po rrit sëmundjet tumorale”, nutricionistët: Konsumoni vaktin e mëngjesit

Të ushqyerit e shëndetshëm është kthyer në sfidë globale. Shqipëria hyn në ato vende ku problemet me ushqyerjen i ka të mëdha për shkak të konsumit të ushqimeve të gatshme dhe atyre të procesuara sidomos nga të rinjtë.
Docentja e Fiziologjisë, dhe Shkencave të të Ushqyerit ( pranë Universitetit të Studimeve Tor Vergata të Romës) Angela Andreoli tha për RTSH-në se problemet me ushqimin thërrasin çdo ditë për ndërhyrje konkrete.
“Sfidat e ushqyerjes janë të shumta sepse po shohim veprime që shkojnë drejt kequshqyerjes. Kemi probleme me mungesa në ushqim sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit, si dhe probleme me ngarkesën ushqimore. Këto duhen zvogëluar dhe ekuilibruar”, tha Andreoli.
Emergjente sipas profesoreshë Andreolit është parandalimi i sëmundjeve tumorale me burim ushqimet.
“Kemi një rrije të sëmundjeve tumorale që lidhen me të uqyerit jo të mirë.Kjo jo vetëm për faj të konsumatorit apo zgjedhjeve të tij por edhe për faj të prodhuesve të cilët po I ofrojnë tregut gjithnjë e më shumë ushqime të procesuara e të paketuara për të cilat çalon shumë transporti , kushtet e ruajtjes etj”, shtoi ajo.
Doktoresha rekomandon të rinjtë që të konsumojnë mëngjesin.
“Mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Kjo është shumë e rëndësishme. Shumë nuk e bëjnë dhe kanë pasoja në shëndet“, tha ajo.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




