Kërcënimet nga Kina dhe Koreja e Veriut, Japonia armatoset

Për të dytin vit radhazi, qeveria e Japonisë ka miratuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes së vendit, për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë. Kjo vjen për shkak të kërcënimeve nga Kina dhe Koreja e Veriut, ndërsa vendi duket se po merr masat për çdo situatë.
Buxheti rekord prej 51.7 miliardë dollarë, i planifikuar për vitin fiskal 2021, parashikon një rritje prej 1.1% mbi buxhetin e vitit aktual. Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për të forcuar aftësinë raketore të Japonisë, duke përfshirë 324 milionë dollarë për të zhvilluar raketa me anije me rreze të gjatë që mund të aktivizohen nga luftanijet ose avionët luftarakë. Ndërkohë, 144 milionë dollar për të blerë raketa JSM për avionët luftarakë F-35.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




