Kërcënohet me jetë ish-presidenti Donald Tramp

Botë | 2 vite më parë

Kërcënohet sërish ish-presidenti Donald Tramp (Trump).

Një person ka kërcënuar në rrjete sociale se do të vrasë kandidatin për president, Donald Tramp.

Lajmi u bë me dije nga Zyra e Sherifit të Qarkut Cochise, ndërsa shton se bëhet fjalë për 66-vjeçarin Ronald Lee Syvrud nga Arizona. Autoritetet janë vënë në kërkim të tij, fill pas kërcënimit.

“Një burrë nga Arizona kërkohet pasi kërcënoi në rrjetet sociale se do të vriste Donald Trump. Burri, Ronald Lee Syvrud, 66 vjeç, ka garanci të shumta të pazgjidhura nga Wisconsin”, ka thënë Zyra e Sherifit të Qarkut Cochise.

Trump ka vizituar sot kontenë Cochise ndërsa vazhdon të bëjë fushatë në shtetet e fushëbetejës.

I pyetur për kërcënimet ndaj tij, ish-presidenti deklaroi se: “Jo, nuk e kam dëgjuar këtë, por nuk jam aq i befasuar dhe arsyeja është sepse dua të bëj gjëra që janë shumë të këqija për të këqijtë”.

Ky është i fundit në një seri kërcënimesh ndaj kandidatëve përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Në korrik, Trump u qëllua në vesh në një tentativë vrasjeje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme