“Kërdi” në skenën e teatrit “Zihni Sako”, komedia e zezë nga e enjtja në të diel për artdashësit gjirokastritë

Kulturë | 7 muaj më parë

Një komedi e zezë vjen për artdashësit gjirokastritë. Ajo titullohet “Kërdi” dhe do të shfaqet për katër net duke nisur nga e enjtja.

Pjesa është vënë në skenë nga regjisori kosovar Shkëlzen Berisha i cili na zbulon edhe pak nga subjekti i saj.

Ajo do të vijë nën interpretimin e aktorëve Aleksandër Kondi, Asiana Koka, Denisa Demaj, Erion Hinaj, Edon Gozhita.

Si asistent regjisor i riu gjirokastrit Gesjon Selfo me këtë shfaqje nis edhe karrierën artistike në qytetin e gurtë fill pas diplomimit në akademinë e arteve.

“Kërdi” është një pjesë e përshatur për skenë bazuar në veprën e titulluar “ I zoti i masakrës” , të  autores franceze Jasmin Reza.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme