Kërkesa për banesa me qira në Shkodër, agjentët imobiliarë: Të huajt preferojnë periferinë për qetësi

Sociale | 1 vit më parë

Shkodra po kthehet në një nga qytetet më të kërkuara jo vetëm për pushime por edhe për investime në pasuri të paluajtshme dhe banesa për qira ditore. Agjentët imobiliar pranojnë se kërkesat për banesat me qira janë rritur e bashkë më to edhe çmimet. Një banesë 2 plus 1 në qendër varion nga 450 deri në 600 euro.

“Situata e apartamenteve me qira në Shkodër ndryshon çdo vit dhe ajo që vihet re është rritja e çmimeve”, u shpreh agjenti imobiliar, Kevin Berohiti.

Kërkesat të larta për banesa me qira me kontrata deri në 1-vjeçare ka edhe nga turistët e huaj. Këta të fundit preferojnë më së shumti periferinë për shumë faktorë.

 “Të huajt pranojnë në periferi dhe zona të largëta sepse kanë qejf qetësinë dhe hapësirat”, tha ai.

Nga ana tjetër agjentët imobiliar pohojnë se pronarët që japin banesa me qira kanë nisur të abuzojnë me çmimet, ndaj kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve.

Gazetar: Mirsad Rakaj  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme