Kërkimi shkencor në universitete, ligji pritet të miratohet në Kuvend

Miratimi i ligjit të shkencës do të jetë një nga propozimet e para që Ministria e Arsimit dhe Sportit do t’i bëjë Kuvendit të Shqipërisë në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2024 – 2025 si pjesë e prioriteteve strategjike të Arsimit të Lartë 2030.
Këtë e bëri me dije rektori i sapo dekretuar i UNIKO prof.dr Lorenc Ekonomi.
“Nëse ne arrijmë një cilësi të lartë në punën kërkimore do të kemi rezultate shumë të mira. Qëllimi është që rezultatet e punës kërkimore shkencore t’i shtrijmë në realitetet rajonale”, tha Ekonomi.
Sipas rektorit Ekonomi pesë shtyllat, pjesë e strategjisë për transformimin e UNIKO janë detyrat e propozuara 4 fakulteteve të këtij universiteti, mes të cilave forcimi i kapaciteteve akademike mbi bazën e punës kërkimore shkencore me qëllim ndikimin e drejtpërdrejtë në rajonin e Korçës, arsim.inteligjent për të përgatitur studentë që do të integrohen shpejt me realitetin e tregut të punēs, aktivizimi i programeve ndërdisiplinore në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe modernizimi i kurrikulave dhe programeve të studimit, të cilat vijnë pas një analize nga një grup pune që panë nga afër situatën në UNIKO.
Gazetare: E. Pambuku
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




