Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, shtyhet seanca në Apelin e GJKKO për Metën

Është shtyrë seanca në Aplein e GJJKO-së për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatit të Metës që të njihet me aktet e dosjes hetimore.
Një javë më parë, GJKKO pranoi kërkesën e Metës që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e çështjes në gjykim
Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024. Dosja e tij përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe hetimin pasuror, ku ai akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



