Kikia: PD e Berishës u federua për të hyrë në lojën politike

I ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi’, analisti Mentor Kikia u shpreh se është për t’u vlerësuar fakti që PS dhe Rithemelimi po ulen për të diskutuar dhe pse sipas tij marrëveshje ende nuk ka.
Kikia shprehet se ngjarjet e fundit tregojnë se PD me në krye Sali Berishën është duke ju dhënë një shans për t’u rifutur në lojën politike ndërsa shton se ish -kryeministri duhet të tërhiqet.
“Marrëveshje nuk ka, por ulje për të diskutuar. Dhe fakti që po ulen të diskutojnë është për tu përshëndetur. Bisedimet mes dy palëve u filluan pas dy lëvizjeve, ishte një deklarate e BE dhe një ditë më parë në zyrën e kryeparlamentares ishte i dërguari me punë i ambasadës së SHBA ku kërkoi kthimin e normalitetit në Parlament.
Unë them se është duke ju dhënë një shans Partisë Demokratike me në krye Sali Berishën për tu rifutur në axhendat politike. I kanë dhënë një shanc me një aktor të ri, pra me Bardhin. Shanci që po ju jepet është që te të ringrejë një opozitë pa kryetar zyrtar. Berisha në këtë mes kupton që rruga e tij nuk është e gjatë dhe lëvizja me Bardhin është bërë me bekimin e tij. Berisha tani duhet të dijë të tërhiqet”, tha Kikia.
Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit duket se kanë gjetur dakordësinë parimisht lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




