Kinë, një i vdekur dhe 16 të plagosur nga tornadoja

Botë | 5 vite më parë

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur të martën një tornado goditi provincën verilindore Heilongjiang të Kinës.

Autoritetet lokale për transmetuesit publik CGTN sot theksuan se të plagosurit u transferuan në spital ku një prej tyre mbetet në “gjendje të rëndë”.

Erërat e forta gjatë tornados detyruan të paktën 243 persona të zhvendosen në vende të tjera.

Tornadoja të martën në mbrëmje goditi katër qarqe në provincë ndërsa erdhi së bashku me breshër.

Sipas raporteve të fundit, 148 shtëpi, tokë bujqësore dhe fabrika u dëmtuan si pasojë e tornados./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme