Klajdi Kuka vishet bardheblu, Tirana vazhdon fushatën e përforcimeve

Abissnet Superiore | 10 muaj më parë

Klajdi Kuka është futbollisti më i ri i Tiranës. Portieri me eksperiencë ka nisur sot një aventurë të re me ngjyrat bardheblu.

35-vjeçari mbërrin në kryeqytet si kampion në fuqi, pasi ishte pjesë e rrogozhinasve sezonine shkuar, kur u shpallën kampionë për herë të dytë radhazi.

Për Kukën ky është një rikthim pasi ai ka nisur karrierën te Tirana, për të luajtur më pas me skuadra të tjera në Shqipëri. Ai ka mbajtur veshur fanellën e Tomorit, Tërbunit, Kastriotit, Vorës, Turbinës, Dinamos, Besës, Laçit, Flamurtarit dhe Elbasanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme