“Klasikët që frymëzojnë”, një mbrëmje magjike muzikore nga Orkestra Simfonike e RTSH
Në një mbrëmje të mbushur me emocion dhe art, artistët e Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar sollën koncertin e veçantë “Klasikët që frymëzojnë”, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja. Një repertor i zgjedhur, që përfshiu kryevepra të muzikës klasike shqiptare dhe botërore, përqafoi publikun me tinguj të thellë.
Koncerti nisi me uverturën “Carmen” dhe vijoi me arie dhe pjesë instrumentale që sollën një udhëtim përmes epokave dhe stileve të ndryshme. Në skenë shkëlqeu edhe sopranoja Marina Kurti, me një interpretim të ndjerë.
Një nga momentet kulmore të mbrëmjes ishte interpretimi i veprës së njohur të Ennio Morricone, “Gabriel’s Oboe”, ku publiku pati mundësinë të dëgjojë solisten Jonela Golemi në flaut, e cila mahniti me ndjeshmërinë dhe interpretimin e saj, ndërsa në temën prekëse nga Lista e Shindlerit emocionet u shtuan falë interpretimit virtuoz të violinistes Laura Llozi.
“Unë luajta “Lista e Shindlerit””, u shpreh Jonela Golemi.
“Unë do të performojë një pjesë të Ennio Morricone, “Gabriel’s Oboe””, tha violinistja Laura Llozi.
Programi përfshiu gjithashtu vepra si “Malësorja”, “Margjelo”, “Agimet Shqiptare”, si dhe kompozime të njohura ndërkombëtare si “Cinema Paradiso”, “Deborah” duke kulmuar me madhështinë e “Skënderbeut”.
Ky koncert ishte jo vetëm një festë e muzikës, por edhe një homazh për kompozitorët që kanë frymëzuar breza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




