Klima e të bërit biznes në Shqipëri, Kim: Presim më shumë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin më shumë nga Shqipëria sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit.
Ambasadorja amerikane në Tiranë duke folur të hënën në mbledhjen e asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha se, Shqipëria duhet të punojë më shumë dhe të mësojë nga kompanitë amerikane, të cilat duhet ti dëgjojë.
Duke shprehur bindjen se Shqipëria do të tërheqë më tepër tregti dhe investime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zonja Kim tha se qeveria duhet të raconalizojë dhe të bëjë më efikase rregullat dhe procedurat, të zgjidhë pretendimet për pronat, të ç’rrënjosë korrupsionin nga sektorët e saj të biznesit dhe të drejtësisë, si dhe të forcojë partneritetin e saj me komunitetin e biznesit amerikan.
“Nëse kërkoni rekomandime, duhet të dëgjoni. Të kërkosh rekomandime, nuk duhet konsideruar si gjest politik, por duhet të prodhohen rezultate. SHBA-të kanë mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, dhe ajo po jep rezultate” tha ambasadorja Kim.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, tha se vendi ka nevojë për një klimë konkurruese biznesi dhe investimesh, në mënyrë që investitorët të qëndrojnë për një afat të gjatë kohor.
Ai tha se, investimet amerikane ne Shqipëri janë rritur me 250%. 235 mln dollarë është niveli investimeve direkte të bizneseve amerikane në Shqipëri, çka konsiderohet si niveli më i lartë historik.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



