Klos- Vijojnë kërkimet për të riun që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas aksidentit me makinë, të angazhuara Forcat e Armatosura

Aktualitet | 10 muaj më parë

Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë po vijojnë pa ndërprerje.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bën me dije se polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në operacion, duke kontrolluar çdo metër terreni me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara.

 Zona e kërkimit shtrihet nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.

“Kërkimet nuk ndalen në Klos.  Me përkushtim maksimal, polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.

Me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit. Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”, shkruan Vengu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme