Kobe Bryant, dy vite nga vdekja e tij

Plotë dy vite më parë, 26 janar 2020, u nda nga jeta basketbollisti Kobe Bryant pas një aksidenti tragjik. Ka vdekur legjenda e NBA-së dhe për adhuruesit e basketbollit, e jo vetëm, kjo është dita më e trishtë. Bashkë me të humbi jetën dhe vajza e tij, Gianna, si dhe shtatë persona të tjerë të pranishëm në bordin e helikopterit.
Dha gjithcka për basketbollin, të gjithë e donin. Kalimi te Lakers ishte momenti më i rëndësishëm në karrierën e tij, e kishte dëshiruar që fëmijë. “Do fitoj titullin me Lakers”, thoshte kurishte fëmijë. E në fakt ashtu ndodhi, nuk fitoi vetëm një, por pesë të tillë.
U bë një simbol për gjernerata të tëra. Fanellat me numrat 8 dhe 24 që veshi me skuadrën e zemrës janë tërhequr tashmë, nuk mund të ketë një të dytë Kobe Bryant. Punë, stërvitje dhe mbi të gjitha inteligjencë sportive, ky ishte suksesi i tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




