Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka njoftuar sot se ndalesa e radhës gjatë muajit korrik, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë spitali rajonal i Vlorës.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, ministrja shkruan se, gjatë muajit korrik, gratë dhe vajzat në Vlorë mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut.
“Vlora është ndalesa jonë e radhës! Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë spitalit rajonal”, tha Koçiu, në një postim në rrjetet sociale.
Koçiu thekson se “në muajin qershor, në spitalin rajonal Kukës u realizuan mbi 55 mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese gjatë gjithë vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit dhe mbrojtjen e shëndetit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




