Koeman i jep lamtumirën Barcelonës

Spanjë | 5 vite më parë

Ndeshja e fundit në stolin e Barcelonës. Ronald Koeman zyrtarizon largimin nga klubi katalanas pas një sezoni të dështuar, që u shoqërua nga problamatika të mëdha. Holandezi që mori drejtimin e skuadrës në një moment delikat, ngriti flamurin e bardhë duke ndezur dritën jeshile për një garë që mund të finalizohet me emërimin e Xavit, i cili mbetet emri më i kuotuar për të rikthyer qetësinë dhe titujt në shtëpinë katalanase.

“Sezoni nuk ishte i keq. Kjo është një organikë me të cilën nuk janë mësuar këtu në Barcelonë dhe këtë e mendojnë edhe në klube të tjera. Kemi në përbërje shumë të rinj, ndryshe nga Reali dhe Atletico e Madridit”, theksoi Koeman që la të kuptohej se mosmarrëveshjet me presidentin Laporta kanë qënë të mëdha gjatë kohëve të fundit. 

Por përtej trajnerit, presidenti Laporta mund të bëjë një revolucion edhe më të thellë në skuadrën aktuale ku nyja kryesore mbtetet Lionel Messi. Klubi nuk do të bëjë çmenduri për të bindur numrin 10 të rinovojë kontratën ndërsa një mundësi reale është edhe emërimi i Hansi Flick, i cili për momentin është shumë pranë stolit të Gjermanisë.

Disa emra të tjerë që mund t’i japin lamtumirën skuadrës janë: Neto, Junior, Umtiti, Sergi Roberto, Pjanic, Matheus, Braithëaite , Trincao dhe Griezmann. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme