Komediani DL Hughley: E ardhmja është e mundur nëse zgjedhim Harris si presidenten e SHBA-ve

Botë | 2 vite më parë

Komediani DL Hughley e ka nisur fjalën e tij në natën e katërt të Konventës Kombëtare Demokrate duke i kërkuar falje zëvendëspresidentes Kamala Harris për kritikat e tij të mëparshme ndaj punës së saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Hughley tha e ardhmja është e mundur nëse Harris zgjidhet presidentja e 47-të e SHBA-ve.

“Ajo më vuri dorën mbi supe dhe më kërkoi të bëja disa kërkime. Diçka që nuk e kisha bërë kurrë. Diçka që shumë njerëz që njoh nuk e kishin bërë kurrë më parë. Imagjinoni të sulmoni karakterin e dikujt pa një kërkim të vetëm në Google. E ardhmja është e mundur nëse zgjedhim Harris si presidenten e 47-të të SHBA-ve.

Këshilla më e mirë në jetën time është që ne nuk do kthehemi mbrapa“, tha Hughley.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme